E Diel, 1 Nëntor 2026

Personat me aftësi të kufizuar pa pagë prej 4 muajsh,Tafaj:Shkelet ligji

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Nuk janë paguar 5800 persona TIRANE - Prej më shumë se 4 mujash në të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit, personat me aftësi të kufizuar nuk kanë marrë pagesën e paaftësisë, një detyrim ky i shtetit karshi kësaj kategorie.

Në intervistën për A1 REPORT!, kreu i shoqatës të personave me aftësi të kufizuar, Sinan Tafaj deklaron se po shkelet hapur ligji. Sipas tij, faji bie mbi bashkitë, te cilat nuk veprojne ne kohen e duhur .

“Personat me aftësi të kufizuar prej muajsh janë ndeshur me vështirësi në realizimin e pagesave që ata përfitojnë sipas ligjit. Mosrealizimi këtyre pagesave është në thelb një cështje e shkeljes së ligjit, pasojat janë juridiko - penale. Ende ka komuna dhe bashki apo rrethe, që ende nuk i kanë marrë këto pagesa. Ritmi i rritjes së personave me aftësi të kufizuara, kriza do të ndjehet jo që në shtator, por që në gusht. Ky është një problem i madh i krizës pasi vetë sistemi i mbështetjes tek personat me aftësi të kufizuara ka degjeneruar”, - u shpreh Tafaj.

Në vendin tonë numërohen rreth 5800 persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët një herë në muaj marrin një pagesë e cila arrin mesatarisht deri ne 18 mijë lekë në muaj.

(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›