E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina në krizë turistike, të huajt anulojnë prenotimet

Protestat e dhunshme kanë shkaktuar dëme të mëdha në Athinë, të cilat po ndjehen kryesisht në turizmin vendas. Athina kërcënohet nga zhvillimi turistik gjatë muajve të verës, nisur edhe nga fakti se që në ditët e para të fillimit të sezonit turistik janë anuluar mbi 8 mijë rezervime në 20 hotele në qendër të kryeqytetit grek.

Turistët e huaj kanë anuluar prenotimet nga frika e dhunës dhe trazirave të fundit që kanë përfshirë Athinën, nga kriza ekonomike. Kryeministri Jorgos Papandreu deklaroi dje se ekziston rreziku që trazirat të çojnë vendin drejt anarkisë dhe barbarizmit, ku do të rrezikohen institucionet demokratike.

Javët e fundit në Athinë janë zhvilluar protesta të shumta, nga qytetarët e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›