Minatorët: Do vijojmë grevën, nesër protestë publike

Përfundon pa asnjë marrëveshje takimi mes përfaqësuesve të minatorëve dhe Zv.ministrit të ekonomisë Neritan Alibali. Pas takimi minatorët shprehen të pakënaqur dhe të pashpresë për gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes tyre dhe METE-s ndërsa deklaruan se do të vijojnë grevën deri në plotësimin e kushteve të vënë prej tyre.
Ka qenë përfaqësuesi i minatorëve, Kol Nikolla ai ka shprehur këto pakënaqësi pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e minatorëve dhe zv,ministrit të METE.
"Do të kemi protestë publike nesër me kërkesën e qytetarëve të Bulqizës, dhe javën tjetër do të funksionojë edhe greva e urisë dhe lëvizja brenda në qytet. Ne kemi besim të plotë që dhe strukurat e qeverisë do të fillojnë të lëvizin dhe të dalin nga ky ngërç. Ne ia bëmë të qarë zv.ministrit se tre janë problemet thelbësore që ne të deklarojmë grevën të mbyllura. Paga, nënshkrimi urgjent mes qeverisë shqiptare dhe fimrës për hapjen e minierës dhe pastrimi nga firmat pirate të ACR", u shpreh ai.
"Takimi i sotëm ishte një fotokopje e bisedave, e zhvilluar edhe para 3-4 vitesh. Këto premtime na janë dhënë edhe vite më parë, por tregohen të pamundur për zgjidhjen e problemeve. Ne kërkojmë procedura administrative, dhe është kjo ministri për të ndërhyrë dhe për të zgjidhur situatën", theksoi më tej Nikolla.