Athina reagon per intervisten e ministrit Panariti ne ABC News
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delavekura, i është referuar pak më parë deklaratave të Ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, bërë gjatë intervistës në “ABC News” mbi reagimet “naive, jashtë logjikës dhe aspak normale” të ministrit Avramopulos.
“Zoti Panariti ka të drejtë të thotë se është jashtë logjikës dhe naive që të flasë ndokush për pretendime territoriale të Shqipërisë ndaj Greqisë”, tha Delavekuras, që më tej është përpjekur ta kthejë topin në fushën shqiptare.
“Çka e intepretuar sërish do të thotë se ministri i jashtëm shqiptar i bën publikisht rekomandime kryseministrit të vet, i cili, duke dëgjuar sirenat e nacionalizmit foli për troje shqiptar nga Preveza deri në Preshevë, pavarësisht që më pas i hodhi poshtë”, theksoi Delavekuras, i pyetur mbi deklaratën e mbrëmshme të ministrit Panariti .