E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krueprokurori i ri PS do te abstenoje dekretin e Presidentit PBDNJ vote pro

E majta parlamentare shfaqet e ndarë në qëndrimin që do të mbajë në Kuvend ndaj dekretit të Presidentit për Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Kështu, nëse nga ana e saj Partia Socialiste do të abstenojë dekretimin e Adriatik Llallës për postin e kryeprokurorit të ri. Ndërkohë që PBDNJ-ja ka deklaruar votën e saj por.

Më konkretisht, në mbledhjen e sotme me dyer të mbyllura, grupi parlamentar socialist vendosi që të abstenojë dekretin e Presidentit Nishani.

Nga ana e tij, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka deklaruar sot votën e tij pro kandidaturës së Adriatik Llallës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

I kontaktuar në telefon nga “ABC News”, Dule tha se e mbështeste kandidaturën e propozuar nga Presidenti i Republikës. Sipas Dules, më i rëndësishëm se debatet për afatet kohore është emri konkret që do të drejtojë organin e akuzës.

Ndërsa Fryma e Re Demokratike ka deklaruar mbështetjen e saj ndaj emrit të përzgjedhur nga kreu i shtetit, por kjo forcë politike ka kundërshtuar afatin kohor në të cilin është shpallur dekretit, pasi sipas saj, është ndërprerë mandati i Kryeprokurores aktuale.

Pas dekretimit të Adriatik Llallës në krye të organit të akuzës, Fryma e Re Demokratike vlerësoi se, në dallim nga procesi dhe debati kushtetues, mirëpret dhe përshëndet kandidaturën e zotit  Llalla për Prokuror të Përgjithshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›