E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita boterore kunder skllaverise

Dita Botërore për Zhdukjen e Varfërisë, 2 dhjetor, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura. Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se rreth 21 milionë njerëz në mbarë botën, më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë, janë të skllavëruar. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka apeluar kundër dhunës e trafikut. Ai është shprehur se çdo ditë, në të gjitha rajonet e botës, gratë trafikohen, shiten dhe mbyllen në shtëpi publike për shfrytëzim seksual. Vajzat e vogla martohen me detyrim dhe keqpërdoren seksualisht. Fëmijët punojnë në miniera dhe thithin pluhur toksik. Të tjerët rrëmbehen, shndërrohen në ushtarë dhe detyrohen të vrasin e të torturojnë ka përfunduar ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›