E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i Bejlerit, Shpëtim Idrizi: Xhaçka t’i drejtohet me notë proteste Greqisë për ndërhyrje në punët e brendshme Shqipërisë

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të Himarës, Fredi Bejleri.

Idrizi shprehet kundër ndërhyrjes së shtetit grek, siç thotë ai në punët e brendshme të Shqipërisë, dhe sugjeron se Ministria e Jashtme shqiptare duhet t’i drejtohet me një notë proteste vendit fqinj.

Autoritetet më të larta të Greqisë, përfshirë dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, kanë reaguar menjëherë pas arrestimit të Bejlerit me akuzën e blerjes së votave, ndërsa opozita e koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës e kanë quajtur si arrestim politik.

Reagimi i plotë i Shpëtim Idrizit:

Vazhdojm të pranojmë të papranueshmen!!!

Çfarë lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me një kanditat për Bashkinë e Himarës, që është shtetas shqiptar me kombësi greke?

Po kandidon shteti grek në Himarë apo Fredi Bejleri?!

Ministria, znj. Olta Xhacka, nuk duhet të takojë ambasadoren greke, por t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme Greke për ndërhyrje në punët e brendëshme të Shqipërisë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›