Ambasadorët e vendeve të QUINT-it shkojnë në zyrën e Albin Kurtit
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë e Italisë kanë shkuar sot për takim me Kryeministrin Albin Kurti. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Megjithatë, ai s’ka dhënë detaje për temat që po diskutohen.
Takimi vjen pas reagimit të Zyrës së BE-së në Prishtinë rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës për interes publik në Leposaviq dhe Zubin Potok.
“BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahen rreptësishtë procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme, të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve të prekur dhe mbajtësve të interesit respektohen plotësisht”, thuhej në reagimin e BE-së.
Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti priti në zyrën e tij emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i cili erdhi në Prishtinë për të diskutuar hapat e mëtejshëm në dialog, si dhe shqetësimet e tij për situatën e sigurisë në veri të vendit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
