E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë 3 deputetë të PS, takojnë emigrantët shqiptarë

3 deputetë të PS kanë qenë në Athinë për tu takuar me emigrantë shqiptarë që jetojnë atje. Takimi është fokusuar në problemet me të cilat emigrantët përballen, si lejet e qëndrimit, njohja e viteve të punës dhe arsimimi në gjuhën shqipe i fëmijëve. 

ATHINE- Tre deputetë të Partisë Socialiste kanë qenë në kryeqytetin e Greqisë ku janë takuar me një përfaqësi të emigrantëve që jetojnë në vendin fqinjë. Deputetët Sadri Abazi, Taulant Balla dhe Rrapush Tola janë përballur në këtë takim me kërkesat e emigrantëve për lehtësim të procedurave konsullore. Shtimin e kontakteve me shtetin grek për pajisjen e emigrantëve me leje afatgjate qëndrimi, njohjen e vendeve të punës në emigracion si pjesë pensioni dhe hapjen e shkollave në gjuhën shqipe.

Deputeti i PS-së Balla tha se “një ndër reformat më thelbësore që dihet të kishte ndërrmarrë çdo qeveri pa dallim partiak, qoftë kjo e Partisë Socialiste qoftë e Parisë Demokratike në këto 19 vjet të kishte marrë një vendim që lidhet drejt për së drejti me emigrantët. Një sistem të plotë arsimor ku fëmijët tuaj të mësojnë shqipen e pastër e cila do tju duhet”- tha Balla.

Në përgjigje të shqetësimit të emigrantëve deputeti Taulant Balla i garantoi ata se qeveria socialiste pas zgjedhjeve të 28 qershorit do të mundësojë lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë në hapësirën e vendeve shenjen brenda vitit 2010. Deputetët mbështetën gjithashtu kërkesën e emigrantëve për një raportim periodik të problematikës së tyre në Kuvend.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›