E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, plagosja me armë në klasë, kapet adoleshenti

Disa orë pas ngjarjes së sotme në Lezhë ku një adoleshent u plagos me armë zjarri në shkollën 9-vjecare “Kosova”, policia ka arrestuar autorin. Së bashku me adoleshentin, në ambjentet e policisë ndodhen dhe prindërit e tij, psikologu dhe avokati mbrojtës. 

LEZHE- Disa orë pas ngjarjes së sotme në Lezhë ku një adoleshent u plagos me armë zjarri në shkollën 9-vjecare “Kosova”, policia ka arrestuar autorin.
Uniformat blu të Lezhës arrestuan pak minuta më parë 14-vjecarin me iniciale M.R, si autor të plagosjes së bashkëmoshatarit të tij M.M.
Pasi ka vënë re forcat e policisë, adoleshenti ka tentuar të largohet përsëri por forcat e rendit arritën ta kapnin duke e shoqëruar në polici.

Së bashku me adoleshentin, në ambjentet e policisë ndodhen dhe prindërit e tij, psikologu dhe avokati mbrojtës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës ngjarja e sotme në shkollën 9-vjecare ka ndodhur pa dashje, ndërsa mbetet i pashpjegueshëm fakti se në cilat rrethana njëri prej djemve kishte poseduar një armë zjarri dhe e mbante atë me vete në shkollë.
(e.n/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›