E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, Papandreu sot përballë votëbesimit

ATHINE- Kryeministri grek Papandreu perballet sot me votebesimin ne parlament. Ky votim vjen një ditë pasi ai sfidoi kërkesat për të dhënë dorëheqje, për vendimin e tij të mbajtjes së një referendumi për fondin e shpëtimit të Greqisë.

Megjithatë, dje, Papandreu tha se do ta linte anash referendumin nëse do të merrte më shumë mbështetje në parlament për fondin prej 130 miliardë eurosh.

Deklarata e tij erdhi pasi partia opozitare, Demokracia e Re, tha se do ta mbështesë këtë plan të shpëtimit.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kanë bërë presion Papandreut që ta zgjidhë këtë çështje sa më shpejt.

Analistët thonë se Papandreu mund të mbijetojë sot në votat e besimit, por që ditët e tij në pushtet janë të numëruara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›