E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i plehrave: Lidhja e trafikut të helmeve me qeverinë Berluskoni

Dje në Shekulli u botua një artikull i revista investigative italiane LEspresso. Flet mbi dëshminë e Gaetano Vassallo. Ai është biznesmen që prej 20 vitesh është marrë me plehrat në Itali. Por, që prej shtatorit 2008, ai është një i penduar i mafies në duart e drejtësisë italiane. Ka rrëfyer se si ka drejtuar nën koperturën e përpunimit të mbetjeve të ligjshme dhe riciklimit, trafikun e mbetjeve toksike të ndërmarrjeve të veriut italian për llogari të klanit mafioz të Kazalezëve (Casalesi). Dhe ka nxjerrë deri tani dy emra të rëndësishëm për Italinë. Janë në qeverinë e Berluskonit. Nicola Cosentino e Luigi Cesaro. I pari, nënsekretar për Ekonominë, i dyti deputet. Më poshtë, pjesë nga artikulli ku flitet për dëshminë e biznesmenit bashkëpunëtor të drejtësisë. Titulli i Lespressos është Kështu e helmova Napolin. Ne e titulluam shkrimin shoqërues Kështu do të helmohet Shqipëria, për të kuptuar se sa vështirë është të ndash në këtë biznes miliardash, politikanin nga mafiozi, biznesmenin riciklues nga zhdukësi i mbeturinave toksike. Shqipëria, miratoi dje në Kuvendin e saj, ligjin që lejon importin e plehrave nga jashtë, madje edhe depozitimin dhe djegien e tyre në raste të parashikuara në nenet 22 dhe 49. Mes bubullitjeve tipike të një kryeministri jashtë kontrollit që di të bëjë veç politikë sipas mënyrës së vet, Kuvendi rrëzoi dje dekretin e Presidentit që nuk e firmosi këtë ligj. Më poshtë, pjesë nga rrëfimi i të penduarit Vassallo, marrë nga LEspresso:

Ryshfete për përfaqësuesit e shtetit

“Kam punuar në shfrytëzimin e ish-vendshkarkimit të Giugliano-s, bashkë me vëllezërit e mi. Kemi korruptuar ark.Bovier përfaqësuesin e shtetit dhe ing.Avallone të Arpac (Agjencia Shtetërore e Mjedisit). I pari është shpërblyer vazhdimisht për shkak se ai i lejonte duke falsifikuar certifikatat apo deklaratat e vlerësimit, që të gjithë mbetjet toksike që hidheshin në mënyrë të paligjshme të dukeshin konform me mbeturinat urbane të tjera që hynin në këtë vendshkarkim të licencuar. Ing. Avallone ishte praktikisht i punësuar merrte ryshfet çdo muaj, duke qenë se ishte i ngarkuari i qeverisë për të vëzhguar zbatimin e projektit të përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve të shkarkuara, projekt që na lejonte të mbulonim formalisht hedhjen e paligjshme të mbeturinave

Helmet vijnë nga ndërmarrjet e veriut italian

Vassallo për 20 vjet ka qenë ministri i plehrave i Francesco Bidognetti-t, njeriu që së bashku me Francesco Schiavone dominon klanin mafioz të casalesëve. Në fillim helmet dërgohen në vendshkarkime të licencuara nga shteti, pra të menaxhuara ligjërisht. Ato vijnë sidomos nga ndërmarrjet industriale të veriut italian. Fitimet janë kolosale. Të gjithë vrapojnë të fshehin e maskojnë lëngje toksike, duke u shtirur si riciklues. Kur vendshkarkimet mbusheshin plot, mbetjet groposeshin ngado ose importohen.

  

Lidhja me anëtaren e lartë të qeverisë Berluskoni

Në dëshminë e Vassallos flitet për vëllezërit Michele dhe Sergio Orsi, biznesmenë me lidhje të forta në ngrehinat e pushtetit: i pari është vrarë në qershor. I penduari Vassallo rrëfen: “Kam vepruar për llogari të familjes Bidognetti, në kontrollin e shoqërisë ECO4, e menaxhuar nga vëllezërit Orsi. ECO4 kontrollohet nga deputeti Nicola Cosentino. Cosentino u paraqit vetë personalisht për të marrë një ryshfet nga Sergio Orsi. Takimi ndodhi në shtëpinë e këtij të fundit në Casal di Principe. Cosentino e mori shumën në një zarf të verdhë dhe Sergio më informoi se çfarë kishte brenda”. Cosentino është në qeverinë Berluskoni.

“Ju bëj me dije se kam edhe vetë kartën e anëtarësisë të Forza Italia’ (partia e Berluskonit) dhe falë meje janë anëtarësuar shumë njerëz të tjerë. tregon i penduari Vasallo. Por kur i shkoi Consentinos për ti kërkuar një ndërhyrje për të rihyrë në lojën e madhe të plehrave, strukturat kriminale kishin ndryshuar. Parlamentari gjithsesi e merr në shtëpi dhe i ofron një zgjidhje të improvizuar: “Cosentino më tha se duhej të përshtateshim me zgjedhjet e bëra ‘në kupolë’ nga casalesët. Më tha se tani duhej ti jepte përparësi grupit Schiavone në menaxhimin e mbetjeve dhe për rrjedhojë të nxirrte anash grupin Bidognetti e kësisoj, edhe mua”. Pas kësaj Vassallo vendos të vetëdorëzohet dhe të rrëfehet i trembur për jetën e tij.

“Si e helmova Napolin”

Artikulli më poshtë është marrë nga revista investigative LEspresso. Flet mbi dëshminë e Gaetano Vassallo. Ne shqiptarët ndoshta e dëgjojmë për herë të parë. Por më shumë se emri, na flet ajo që ky person ka bërë. Ai është biznesmen që prej 20 vitesh është marrë me plehrat në Itali. Por, që prej shtatorit 2008 ai është një i penduar i mafias në duart e drejtësisë italiane. Ka rrëfyer se si ka drejtuar nën koperturën e përpunimit të mbetjeve të ligjshme dhe riciklimit, trafikun e mbetjeve toksike të ndërmarrjeve të veriut Italian për llogari të klanit mafioz të Kazalezëve (Casalesi). Dhe ka nxjerër deri tani dy emra të rëndësishëm për Italinë. Janë në qeverinë e Berluskonit. Nicola Cosentino e Luigi Cesaro. I pari, nënsekretar për Ekonominë, i dyti deputet. Më poshtë, artikulli i plotë ku flitet për dëshminë e biznesmenit bashkëpunëtor të drejtësisë. Titullohet “Keshtu e helmova Napolin”. Per ne shqiptaret do te thote “Keshtu do helmohet Shqiperia”..  Po e botojme për të kuptuar se sa vështirë është të ndash në këtë biznes miliardash, politikanin nga mafiozi, biznesmenin riciklues nga zhdukësi i mbeturinave toksike…

Marrë nga LEspresso / Itali

Shkrimi në origjinal: espresso.repubblica.it/cosi-ho-avvelenato-napoli

Përktheu M.Alla

Kam frikë për jetën time dhe për këtë arsye kam vendosur të bashkëpunoj me drejtësinë dhe të them gjithë çfarë më takon mua, edhe mbi krimet që kam kryer vetë. Në veçanti, kam parasysh vendshkarkimet ilegale të atyre mbetjeve të veçanta, toksike dhe të dëmshme, duke filluar që nga vitet 1987-88 në 2005 e nw vazhdim. Vendshkarkime të realizuara në gurore, në terrene të virgjër, në zona të paautorizuara, të cilat mund ti dëshmoj konkretisht, e ku kam pasur dorë edhe unë

Niskështu rrëfimi më i habitshëm i shkatërrimit të një krahine të tërë: njëzet vjet me helme të fshehura ngado, që kanë kontaminuar tokën, ujin dhe ajrin e Campania-s, e cila ka si kryeqendër Napolin. Njëzet vjet me parátë lumë, të cilat konsoliduan pushtetin e casalesi (kazalezëve), të cilët u bënë praktikisht monopolizues të këtij biznesi të pistë dhe fitimprurës. Dëshmia shokuese e një çmendurie kolektive, që duke nisur nga fundi i viteve 80 ka shtyrë kryetarë bashkish, pasanikë dhe fshatarë të mbjellin skorje toksike në fshatrat mes Napolit dhe Casertës. Bashkë me qeverinë, e cila në emër të emergjencës e ligjëroi këtë ferr.

Gaetano Vassallo ka qenë shpikësi i këtij trafiku: sipërmarrës që iu ka hapur udhën mbetjeve toksike të ndërmarrjeve të Veriut të Italisë. Dhe ka administruar këtë biznes të madh për llogari të familjes Bidognetti, duke njohur ngritje-ulje në perandorinë e Gomorrës.

Klientët e parë i ka gjetur në Toscana, në ndërmarrjet fiorentine. Kontrollet nuk kanë përbërë kurrëfarë problemi: deklaron se përgjegjësit i ka paguar mirë. Edhe me politikën ka ndwrtuar raporte dhe investime, duke marrë madje edhe kartën e anëtarësisë tek Forza Italia  (partia e Berluskonit).

Rrjeti i mbrojtjes

Kur Vassallo u paraqit tek gjyqtarët e Antimafias së Napolit ishte prill. Saktësisht dy muaj më pas, Michele Orsi, një nga protagonistët e dëshmive të tij u vra nga një komando e vrasësve kazalezë. Dhe 42 ditë më pas Nicola Cosentino, parlamentari më i rëndësishëm i cituar prej tij në gjyq, u bë zëvendëssekretar i qeverisë Berluskoni.

Vassallo nuk u shqet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›