Athinë, avioni me 239 pasagjerë kryen ulje emergjente
Një avion pasagjerësh Boeing 777, me 239 pasagjerë në bord që ishte nisur nga ëashingtooni, ka kryer një ulje emergjence në athinë gjatë paradites të së enjtes, si pasojë e një zjarri të rënë në dhomën e bagazheve.
Ulje emergjente është kryer në orën 11:00 në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Avioni i përkiste kompanisë “Arabia Airlines”.
Disa automjete mbërritën në vendngjarje për të bërë shuarjen e zjarrit. Avioni Boeing 777 që ishte nisur nga Uashingtoni drejt Riadit të Arabisë Saudite u shoqërua në aeroportin e Athinës “Venizelos” nga dy Mirage greke 2000.
Të gjithë pasagjerët e avionit janë zbritur të sigurt prej tij, ndërkohë që janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme. Ishte parashikuar që avioni të ulej në Riad, në arabinë saudite, por më pas u drejtuar për në aeroportin e Athinës.
Edhe zyrtarët e aeroportit konfirmuan se të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mrië shëndetësorë