E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, arrestohen dy persona për krime lufte në Bosnjë

Dy persona  janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohen për krime lufte gjatë luftës në Bosnjë Hercegovinë.

Sipas mediave boshnjake janë arrestuar Edin Xheko, 39 vjeç, që jetonte në Uashington dhe Rasema Handanoviç 38 vjeç, që jetonte në Oregon, të cilët tashmë presin të ekstradohen në Bosnjë.

Dokumentet e gjykatës në Shtetet e Bashkuara theksojnë se ata ishin anëtarë të njësisë së ushtrisë së Bosnjës, “Zulfikar”, e cila në prill të vitit 1993, kishte sulmuar fshatin Trushina dhe kishte vrarë disa civilë kroatë dhe të burgosur të luftës dhe kishte plagosur katër civilë, përfshirë edhe dy fëmijë.

Raportohet se Rasema Handanoviç kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe e kishte fituar shtetësinë në vitin 2002, ndërsa Edin Xheko kishte emigruar në vitin 2001, ndërsa në vitin 2006 kishte marrë shtetësinë amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›