E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, dy policë të plagosur mëngjesin e sotëm

Athinë - Dy policë mbetën të plagosur nga persona ende të paidentifikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lagje të Athinës. Atentati ndaj policëve ndodhi gjatë kohës që ata po kontrollonin një motoçikletë. Pasi morën armët dhe telefonat e policëve të panjohurit u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Njëri nga policët iu nënshtrua një operacioni në kokë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Polici tjetër ndodhet i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen Kipséli, e cila ndodhet në veri të Athinës.

Ngjarjet e dhunshme janë shtuar shumë në qytetet greke që pas dhjetorit të vitit të kaluar, kur në Athinë u vra një student nga forcat e policisë. Vdekja e studentit u pësua me protesta të dhunshme nga e gjithë shoqëria greke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›