Meta thirrje qeverisë
Tiranë - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ilir Meta vizitoi sot disa ndërmarrje të biznesit fason në Tiranë, ku u njoh nga afër me shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen këto ndërmarrje, që punësojnë mijëra shqiptarë dhe shqiptare. Meta i bëri thirrje Qeverisë që të mbështesë më shumë këto biznese, në mënyrë që jo vetëm të ruhen vendet aktuale të punës, por edhe të hapen vende të reja pune.
“Ne kemi deklaruar mbështetjen që duhet për këto lloj biznesesh, të cilët kanë apeluar dhe ndaj Qeverisë e shtetit dhe ndaj parlamentit, që të merren masa favorizuese, në mënyrë që të mos hiqet askush nga puna, por të shtohen vendet e punës, në mënyrë këto lloj aktivitetesh të zgjerohen, sepse janë shumë të rëndësishme përsa i takon punësimit, e sidomos punësimit për gratë dhe vajzat e reja”-theksoi Meta pas takimit.
Ndërkohë Kreu i LSI shprehu kënaqësinë e tij dhe të forcës politike që drejton për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ngjarje që Meta e vlerësoi si meritë e orientimit pro NATO-s të popullit shqiptar, si dhe vlerësoi kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, lideri i LSI theksoi se, Shqipëria në NATO nuk mjafton për të zgjidhur problemet që kanë shqiptarët, për të arritur standardet që kanë vendet më të zhvilluara të NATO-s.
“Ne na duhet një Shqipëria me punë. Ndaj jemi këtu ku Shqipëria punon, që e gjithë Shqipëria të punojë dhe këtë mesazh të rëndësishëm që vjen nga Uashingtoni dhe nga Brukseli, ta kthejmë në një mundësi për punë, për mirëqenie dhe prosperitet për gjithë familjet shqiptare”-tha Meta.