NATO,PR: Ditë krenarie
Tiranë -Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e vlerësoi një ditë historike dhe krenarie për të gjithë shqiptarët, aderimin e Shqipërisë në NATO. “Shqipëria, prej dje, është një nga 28 vendet anëtare të NATO-s dhe kjo është një ditë historike e cila duhet të bëjë krenar çdo shqiptar, e cila buron së pari nga realizimi i një ëndrre, e cila tashmë është realitet, falë punës dhe përkushtimit të të gjithë shqiptarëve, çdo punonjësi të administratës, burrave dhe grave të Forcave të Armatosura që kanë qenë gjithmonë në krye të këtij procesi me përkushtimin e tyre karshi atdheut, nderit dhe detyrës”-tha Mediu në një konferencë për shtyp.
Kreu republikan theksoi se '' Ky proces nuk është dhuratë , por ishte rezultat i një pune këmbëngulëse të reformave të kësaj qeverie dhe lufta pa kompromis për vendosjen e shtetit ligjor, që krijoi bindjen tek aleati ynë SHBA dhe vendet e tjera, në seriozitetin, sukseset dhe rrugën tonë të pakthyeshme demokratike'.
''Gjej rastin të shpreh kënaqësinë se Partia Republikane ka qenë pjesë kontribuese e këtij procesi dhe do të jetë e tillë në shërbim të interesit tonë kombëtar, sepse mbi çdo politikë dhe mbi çdo individ, qëndron Shqipëria. Sot, me të drejtë mund të themi “Sa krenar me qenë shqiptar”, përfundoi Kryetari i Partisë Republikane Mediu.