E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, lirohenpolicët që vranëadoleshentin në '08

ATHINE- Janë liruar sot për skandim të afateve të paraburgimit dy agjentët e policisë në gjykim për vrasjen e adoleshentit Alexandros Grigoropoulos në dhjetor të 2008. Ngjarja shkaktoi protesta të dhunshme që përshkallëzuan në rrëzimin e qeverisë së Karamanlis.

Dy agjentët Epaminonda Korkonea dhe Vasili Saraliotis, sipas medias vendase, janë larguar nga burgu ku ndodheshin dhe janë dërguar në një vend të panjohur.

Në bazë të vendimit të gjykatës Amfisa, 150 km larg Athinës, ku zhvillohet dhe procesi, nuk duhet të largohen nga qyteti dhe duhet të paraqiten në komisariatin e policisë dy herë në ditë . Vendimi për të liruar të akuzuarit ka provokuar reagime dhe kritika të shumta në media si dhe mes anarkiëstëve të cilët e kanë përkufizuar këtë vendimi “si një shuplakë drejtësisë” në një rast që tronditi Greqinë. Qindra persona morën pjesë në një protestë të zhvilluar të premten në mbrëmje në qendër të Athinës ku kërkohej “që vrasësit e adoleshentit të qëndronin në burg”.

Korkonea e Saraliotis u liruan pasi përfunduan kohën e paraburgimit prej 18 muajsh parashikuar me ligj, ndërsa duket ende larg përfundimi i procesit gjyqësor i cili nisi në shkurtin e kaluar dhe shkaktoi protesta të mëdha për shkak të transferimit të cështjes nga gjykata e Athinës në atë të Amfisë.
(s.g/ANSA/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›