E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanovic: Bisedimete reja nuk shkaktojnëdestabilitet

BEOGRAD-  Sekretari i Shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic kundërshton deklaratën e ambasadorit britanik në Serbi. Stephen Wordsworth ka thënë se bisedimet e reja për statusin e Kosovës do të shkaktonin destabilitet në rajon dhe se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës dhe integrimi i Serbisë në BE nuk janë më cështje të ndara. Sipas Ivanovic cështja e statusit të Kosovës nuk është zgjidhur ende dhe kjo shkakton destabilitet në Serbi. Ai shton se ky destabilitet do të zgjasë derisa kjo cështje të zgjidhet.

Ai thotë se bota dhe Europa duhet të kuptojnë se Serbia nuk mund të kënaqë shqiptarët duke pranuar statusin e njëanshëm të Kosovës pasi rrezikon stabilitetin në Serbi.

"Rruga si ka filluar ndarja e Kosovës të con në politika ekstremiste, ne i kemi parë ato në të kaluarën dhe Europa i ka parë ato mirë. Mendoj se me që për të mirën e stabilitetit të Ballkanit Serbia duhet të jetë stabël dhe kjo mund të arrihet vetëm me negociata të reja drejt një zgjidhjeje të pranueshme” ka thënë Ivanovic citon radio serbe B92.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›