E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i BE për vizatpolicia zbon lypësitnga Tirana

TIRANE- Policia e Tiranës nis një operacion “fshesa” ndaj lypësit e mbërritur “klandestinë” nga rrethet në kryeqytet. Operacioni startoi të premten dhe brenda 24 orëve policia e Tiranës shoqëroi 40 lypës të mitur dhe familjarë të tyre në moshë madhore.

Veprimet e policisë ndaj lypësve korrespondojnë me mbërritjen e raporterëve të BE-së për monitorimin e plotësimit të kritereve për procesin e liberalizimit të vizave me vendet ‘Shengen’, si dhe për konferencën rajonale për Ditën Botërore të shfrytëzimit të të miturve që do të zhvillohet në Tiranë në 12 qershor.

GSH shkruan sot se pas identifikimit ata që rezultuan banorë të Tiranës, janë dërguar në fshatin SOS dhe në qendra të tjera akomodimi për të mitur në kryeqytet. Ndërsa shumica e lypësve të shoqëruar që rezultonin të ishin banorë të rretheve, janë dërguar me makina policie për në vendlindje. Policia konfirmoi se ka nisur procedim penal për të paktën 5 prindër të fëmijëve të mitur, të cilët u kapën duke lypur. Pavarësisht aksionit të së premtes, gjatë ditës së djeshme janë vërejtur që lypësit kanë braktisur fshatin SOS, si dhe ata që ishin “dëbuar” në rrethe, janë kthyer sërish në kryqëzimet dhe rrugët kryesore të Tiranës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›