Athinë, masat anti-krizë, mbyllet Akropoli

Akropoli është mbyllur mëngjesin e sotëm për katër orë, si pasojë e protestës së punonjësve të Ministrisë greke të Kulturës.
Ata po protestojnë sot kundër reformës së pensioneve, të aprovuar kohët e fundit nga parlamenti, së bashku me punonjësit e administratës lokale.
Gjatë paradites së sotme do të ndërpresin gjithashtu punën për 4 orë edhe gjyqtarët e prokurorët, ndërsa nesër do të manifestojnë agjentët e policisë, zjarrfikësit dhe roja bregdetare.
Masat anti-krizë të qeverisë së Jorgos Papandreu parashikojnë ngrirjen e pensioneve për punonjësit e administratës shtetërore.