Athinë, një zarf bombë shpërthen në shtëpinë e gjykatësit
Një zarf-bombë shpërtheu dje në mbrëmje në banesën e një gjykatësi në Athinë.
Zarfi përmbante një detonator dhe një seri baterish 1,5 volt dhe sipas burimeve policore, ai ishte i ngjashëm me zarfa të tjerë bombë, që ishin dërguar edhe më parë nga bashkëpunimi i grupeve FAI dhe Celulat e Zjarrit.
Gjykatësi i kërcënuar merret me çështje të terrorizmit. Ai e mori zarfin nga një fqinjë, pasi vetë nuk ndodhej në shtëpi. Gjykatësi e konsideroi dërgesën të dyshimtë dhe e flaku në erë. Kur zarfi ra përtokë shpërtheu, pa shkaktuar dëme apo lëndime.
Dërgues i zarfit paraqitej organizata joqeveritare “Mjekë pa Kufij”, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se nga ishte kryer postimi. Mbeturinat e zarfit po ekzaminohen në laboratorët e kriminalistikës, ndërsa shërbimi antiterrorist po kryen hetime.
Antiterrori grek dhe shërbimet sekrete janë vënë në lëvizje që në fillim të verës, për shkak të përpjekjeve për rigrumbullimin dhe riorganizimin e organizatave ekstremiste e anarkiste. Sipas shtypit, antiterrorizmi grek ka informacione për sulme të mundshme terroriste gjatë muajit shtator në Greqi. Policia vlerëson se bëhet fjalë një goditje terroriste, që do të ketë si objektiv sipërmarrje të rëndësishme në sektorin ekonomik, por edhe një person të vecantë të këtij sektori dhe këto sulme me bomba konsiderohen si shenja të riaktivizimit të grupeve terorriste në vend.
(Balkanweb)