Viti i ri akademik në Kosovë, bien zilet e 1113 shkollave
PRISHTINË-Në Kosovë nisi sot viti i ri shkollor për mëse 420 mijë nxënës dhe 28 mijë mësimdhënës në mësimin fillor dhe të mesëm.
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë dhe besojmë se ky vit shkollor do të jetë i suksesshëm”, shprehet në urim ministri, Ramë Buja.
Në këtë vit shkollor, klasën e parë e fillojnë 29 mijë nxënës. Po ashtu, fillon pilotimi i Kurikulës së Re të Arsimit Parauniversitar, në 10 shkolla.
“Bien zilet e 1113 shkollave në Kosovë”, ka shënuar ditën e sotme shtypi i Prishtinës në një nga titujt kryesorë.
(e.m/ata/BalkanWeb)