Athinë, plagos me makinë një shqiptar, vret me armë një tjetër
ATHINE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Athinës, ku një shqiptar ka humbur jetën, një tjetër është plagosur.
Krimi ka ndodhur në zonën Akarnes, në rrugën Sevastupoleos 22, të Athinës. Gjithçka nisi me një aksident, kur një makinë goditi dhe tërhoqi zvarrë për disa metra, një shqiptar 58 vjeç, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Një grup shqiptarësh, që ndodheshin pranë vendin të ngjarjes duke pritur për punë dhe e panë skenën, janë konfliktuar me shoferin e mjetit.
Pas grindjes, shoferi, një 28 vjeçar grek, u largua për t’u kthyer pa femrën që kishte në makinë dhe i armatosur me një pistoletë.
28 vjeçari qëlloi kundër grupit të njerëzve, që qëndronin ende në vendin e ngjarjes, madje i ndoqi ata disa metra duke i qëlluar, dhe rezultati i kësaj kasaphane, ishte vdekja e një shqiptari 53 vjeç dhe plagosja e një shtetasi pakistanez 35 vjeçar.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital për t’u kuruar, ndërsa oficerët e policisë kanë shkuar në vendin e krimit dhe po marrin dëshmi nga personat që e panë ngjarjen për të identifikuar dhe kapur autorin e këtij episodi të përgjakshëm.
Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja