E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan mban peng punonjesit e tij arrestohet pronari

Mbajtën peng për disa orë punonjësit e servilit, arrestohet pronari me bashkëpunëtorët e tij. Shërbimet e policisë Elbasan në bashkëpunim me komisariatin e policisë Peqin arrestuan Enkelejd Sinanin 21 vjeç, Albert Mani 36 vjeç, Durim Haka 33 vjeç me banim në Pajovë dhe Besnik Mani 40 vjeç me banim në Bishem të nënprefekturës së Peqinit pasi në bashkëpunim mes tyre kanë marrë peng në ambientet e servisit në pronësi të Besnik Manit punonjësit e këtij servisi D. Bufi, E. Bufi, E. Dragoti dhe S. Abdulla të moshës 25-30 vjeç me banim në Pajovë. Sipas të dhënave të para të grupit hetimor ngjarja ka ndodhur për shkak të vjedhjes së 4 mijë Eurove në ambientet e servisit në pronësi të Besnik Manit, i cili ka dyshuar se shuma është përvetësuar nga punonjësit. Ata kanë kërcënuar me jetën punonjësit e servisit nëse shuma nuk rikthehej

Ndaj pronarit dhe bashkëpunëtorëve të tij është ngritur akuza e heqjes së paligjshme të lirisë. Çështja është nën hetim pasi sipas policisë në këtë vepër janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›