E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili Reduktimi i aktivitetit fizik rrezik per shendetin

29 prilli është dita botërore e aktivitetiti fizik. Në mbarë botën sot promovohet aktiviteti fizik si e vetmja mënyrë e sigurtë për mbarëvajtjen e shëndetit.
Profesionistët e shëndetësisë dhe drejtues të lartë të ministrisë ë Shëndetësisë bëjnë thirrje për kujdesin që duhet të kemi në mënyrën e të jetuarit, pasi jeta sedentare dhe reduktimi i aktivitetiti fizik, përbëjnë një rrezik për shëndetin. Trupi i njeriut ka nevojë të lëvizë çdo ditë.

Me rastin e kësaj dite, Ministria e Shëndetësisë organizoi një aktivitet që konsiston në vrapimin dhe zhvillimin e ushtrimeve fizike të të rinjve. Një aktivitet i tillë u organizua me qëllim promovimin e rëndësisë së ngarkesës fizike.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili u shpreh për mediat, se është e rëndësishme që të kryen aktvitetet fizike, para se njerëzit të drejtohen tek barnat.

Aktiviteti fizik i rregullt është mjet i rëndësisishëm për përmirësimi e shëndetit fizik e mendor si dhe zvogëlon shumë rrezikun për sëmundjet kronike të njerëzve. Inaktiviteti fizik është faktori i katërt i riskut për sëmundjet kronike në shkallë botërore. Çdo vit vdesin 3.2 milionë njerëz për shkak të inaktivitetit fizik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›