Athinë, qeveria “OK”projekt/ligjit të pensioneve
ATHINE- Kabineti i qeverisë greke ra dakord sot mbi projekt/ligjin tepër të kundërshtuar të pensioneve, për t’ja paraqitur më pas parlamentit. Bëhet fjalë për planet e ekzekutivit Papandreu mbi rritjen e moshës për daljen në pension dhe reduktimin e vetë pensioneve.
Drafti parashikon një rindërtim të sistemit të pensioneve në Greqi, një prej pikave kyce të programit për të cilin është rënë dakord me Bashkimin Europian dhe FMN-në.
Qeveria ka 157 nga 300 vendet e parlamentit, ndaj dhe reforma pritet të miratohet lehtësisht pavarësisht kritikave dhe kundërshtimit të fortë nga populli grek. Vetë kryeministri grek, Jorgos Papandreu tha para parlamentit se ky projektligj është i nevojshëm për të shpëtuar vendin nga kriza.
“Jemi në rrugën e drejtë, edhe pse kemi sfida të mëdha dhe ndryshime që duhet ti bëjmë, por vendi do të vazhdojë të ecë përpara”-tha kreu i qeverisë.
Sondazhet tregojnë se shumica e grekëve kundërshtojnë reformat që do të reduktojnë përfitimet dhe daljen në pension të parakohshëm, ndërsa rrisin numrin e viteve të kontributit dhe moshën. Sindikalistët do të mbajnë një grevë masive 24 orëshe kundër planeve të qeverisë në 29 qershor.
(e.n/BalkanWeb)