E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, zhvillohetFestivali i Raposodëve

LEZHE- Nostalgjia e këngëve me çifteli dhe lahutë ka zgjuar dëshirat për të dëgjuar muzikën e vjetër të trevave të veriut. Edicioni i shtatë i festivalit folklorik kombëtar i raposodëve dhe instrumentistëve popullorë ka sjellë në qytetin e Lezhës mbi 20 raposodë nga të gjitha trevat shqipfolëse të veriut.

Përgjatë dy netëve në memorialin Gjergj Kastrioti Skenderbeu publiku ka shijuar meloditë rapsodike.
Isë Elezi ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe të jurisë duke fituar çmimin e parë për këtë edicion i cili i kishte kursyer gjithashtu një cmim edhe pjesëmarrësit më të ri, 13 vjecarit Alfred Vukaj.

Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij festivali është zgjerimi i hartës së pjesëmarrjes për të vazhduar më tej traditën e bukur të rapsodëve.

Më 16 dhe 17 gusht do të zhvillohet në Korcë festivali folklorik i sazeve ndërsa më 24 dhe 25 nëntor festivali i iso-polifornisë në Vlorë.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›