E Diel, 1 Nëntor 2026

Seman, nis heqjae bunkerëve nga bregdeti

FIER- Sezoni turistik edhe këtë vit e ka gjetur bregdetin e Semanit të pushtuar nga bunkerët, numri i të cilëve shkon më tepër se 100 duke krijuar mjaft probleme për pushuesit dhe një imazh aspak të këndshëm për këtë plazh.

Pas shqetësimit të ngitur nga banorët dhe pushuesit por edhe nga vetë drejtuesit vendorë, paraditen e së premtes ka nisur dhe heqka e tyre nga bregdeti. Ndërkaq pushuesit e kanë konsideruar aksionin tepër të vonuar.

Një vit më parë dhjetëra bunkerë u nxorrën nga uji por u braktisën në rënrën e bregdetit të Semanit. Ndërkohë baticat e vazhdueshme gjatë gjithë kësaj periudhe i kanë tërhequr bunkerët sërish në ujë.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›