Athine, "Rrambot" në operacion do kapindetyruesit tatimorë
ATHINE- Grupe speciale të të ashtuquajturve "rambo" në Greqi do të kërkojnë dhe arrestojnë detyruesit tatimorë, pasi Ministria e Financave kërkon
grumbullimin e 26,4 miliardë dollarëve nga grekët, të cilët kanë deklaruar të ardhura të pakta dhe prona për të mos paguar tatimet, njoftoi sot gazeta greke ''To Vima''.
Qeveria greke ka urdhëruar që të merren masa kundër detyruesve, ndërkohë që për këtë çështje insistojnë edhe nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja, që kryejnë inspektime për reformat për zvogëlimin e deficitit buxhetor dhe borxhit shtetëror të Greqisë.
''Në sitë do të kalojnë pronarët e pronave të ishujve dhe më së tepërmi të Mikonos dhe Santorinit. Autoritetet kanë për qëllim të paguajnë tatime edhe pronarët e dyqaneve në qendër të Athinës'', shkruan e përditshmja greke.
Të dhënat nga verifikimet e deritanishme tregojnë se 3 800 qytetarë grekë kanë prona të mëdha të patundshme. Janë regjistruar edhe 3 800 pronarë të tjerë jahtesh super të shtrenjta.
(atsh/BalkanWeb)