Himarë, banorët bllokojnë 13 orë aksin Vlorë-Sarandë
HIMARE- Banorët e Himarës kanë bllokuar aksin kombëtar Vlorë- Sarandë, në zonën e Himarës që prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme. Një orë pasi një bashkëqytetar i tyre u gjet i vdekur në dalje të Himarës për në drejtim të Vlorës.
Viktima Aristotel Guma, 35 vjec ka qenë duke udhëtuar me motorr kur është përplasur nga një makinë tip Audi 3 me ngjyrë gri dhe pa targa.
Aksi u lirua vetëm sot paradite në orën 11. 00, pas negociatave mes policisë së shtetit me banorët.
Bllokohet aksi
Banorët kanë bllokuar me gurë rrugën që prej orës 22:00 të mbrëmjes së të entjes duke mos lejuar lëvizjet e automjeteve në kët aks që lidh gjithë zonën e bregdetit jugor.
Afër vendit ku është gjetur motori banorët kanë vendosur një parullë me germa në greqisht ku kërkojnë drejtësi, pasi sipas tyre vrasja e 35 vjecarit ka qenë e qëllimshme. Ata thonë se nuk do të lejojnë të kalojë asnjë makinë deri në përfundim të varrimit të të riut. Ceremonia është caktuar për në orën 12.00. Bllokimi i aksit ka shkaktuar rradhë të makinave deri në 3 km dhe irritimin e turistëve të cilët u detyruan të kalojnë natën jashtë, të kthehen mbrapsht ose të lënë makinat dhe të vazhdojnë rrugën në këmbë.
Në orën 13.00 të ditës së sotme korrespondenti i NEWS24 informoi dhe për një tentativë tjetër të mbylljes së aksit rrugor nga banorët, por pas negociatave aksi është liruar. Gazetari Enrik Mehmeti flet për një situatë të tensionuar mes turistëve që janë të bllokuar prej disa orësh në këtë aks, banorëve. Flitet dhe për situata të tensionuara mes banorëve dhe policisë, teksa kjo e fundit po tregohet e kujdesshme për të mos nxitur incidente më të rënda.
Ngjarja
Nga dëshmitë mësohet vrasja ka zanafillën paraditen e së enjtes kur viktima është konfliktuar me autorët, nga qyteti i Vlorës, pasi 35 vjecari kishte folur greqisht. Sherri ka vazhduar gjatë pasdites, për të degjenuar më pas, ( gjithnjë sipas banorëve) në vrasjen e të riut.
Sipas deshmitarëve makina ka përplasur 35 vjecarin që po udhëtonte me një motor ndaj një shtylle dhe më pas e ka marrë zvarrë motorin disa metra më tutje. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë hyrë në një rrugë dytësore, ku dhe janë ndaluar nga policia. Policia thotë se ka ndaluar 6 persona, nga qyteti i Vlorës si të përfshirë në vdekjen e 35 vjecarit, ndërsa nuk ka dhënë ende një version të saktë të ngjarjes, por shton se vazhdojnë hetimet.
Banorët kanë kërkuar drejtësi dhe thonë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre kërcënojnë me bllokim sërish të aksit rrugor. Ende nuk dihen detajet e kërkesave të banorëve.
DESHMITARI
“Rreth orës 21. 00 mësuam se një i ri është aksidentuar. Me një banor tjetër e nxorëm nga motorri për ta dërguar në spital. Rrugës për në spital 35 vjecari kishte vdekur. Kur u kthyem, rreth orës 22.00 gjetëm rrugën të bllokuar nga banorët. Në rrugë ishin dhe gra e fëmijë." - tregon një banor për NEWS24.
Dëshmitari thotë se banorët protestojnë pasi policia nuk mori masa për ti siguruar jetën.
Ai tregon se mes turistëve që kanë kaluar natën në rrugë ishin dhe gra dhe fëmijë si dhe një familje nga Maqedonia. Banorët thonë se nuk do të lirojnë rrugën deri në orën 12.00 kur të bëhet varrimi i të riut” thotë dëshmitari në një intervistë për NEWS24
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha ne KM kalon në heshtje incidentin