Kosovë, mesazhe ngushëllimi për vdekjen e Thatcher
PRISHTINË-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, me rastin e vdekjes së ish-kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Margaret Thatcher.
Duke çmuar veprën e ish-kryeministres Thatcher në krye të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në momente tejet vendimtare, dua të theksoj se personaliteti i saj i lartë do të jetë shembull pozitiv për liderë dhe burrështetas në mbarë botën”, shprehet Thaçi.
"Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës edhe në këtë moment dhembje shprehin mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të popullit dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës" , thekson kryeministri kosovar.
JAHJAGA, TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR VDEKJEN E ISH KRYEMINISTRES MARGARET THATCHER
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi Mbretëreshës Elizabeth, me rastin e vdekjes së ish-kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Margaret Thatcher.
Përmes këtij telegrami, Presidentja Jahjaga përcjell edhe ngushëllimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës për humbjen e një vizionareje dhe një përkrahëseje të fuqishme të ekonomisë së tregut të lirë.
"Zonja Thatcher do të mbahet mend si udhëheqëse që inspiroi dhe u dha kurajo gjeneratave të tëra, me vendosmërinë e saj për të marrë vendime të guximshme dhe të drejta, për të siguruar një të ardhme më të mirë për Britaninë e Madhe", thekson Presidentja kosovare.
(d.b/BalkanWeb)