Rama: Tifozat e Tiranës bërtitën kundër qeverisë, u rrahën nga policia!
TIRANË- ‘Tifozat e Tiranës u rrahën dje nga policia pasi bërtitën kundër qeverisë.” Kështu u shpreh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama nga Korça, ku po prezanton programin për një “Rilindje Shqiptare”
“Të gjithë mësuan lajmin e djeshëm, atë të rrahjes masive të sportdashësve të Tiranës, pasi në stadium bërtitën kundër qeverisë, nga një polici që provon përditë që është një polici që mbron qeverinë nga populli, dhe jo popullin nga krimi. Kjo, nga një polici, që ne e kemi thënë dhe që provon përditë, se është një polici që mbron qeverinë nga populli, jo popullin nga krimi. Nga një polici e cila është katandisur në një çetë barbarësh ku besoj është arritur niveli më i lartë, i papërfytyrueshëm i krahinarizmit në këtë planet. E, për më tepër, që policia t’u turret tifozëve, sportdashësve, njerëzve që shkojnë për të parë sport, jo sepse ata ushtrojnë dhunë, por sepse ata bërtasin kundër qeverisë kjo mund të jetë parë vetëm në filmat e realizmit socialist për kohën e Zogut, po që të ketë ndodhur në ndonjë vend demokratik besoj është rast unikal, sepse Shqipëria nuk është vend demokratik, për këtë arsye. Edhe kjo është një arsye më shumë në zinxhirin e pafund të arsyeve pse në 23 qershor shqiptarët do ta largojnë këtë kryeministër, partinë e tij familjare dhe policinë, që është aty për të mbrojtur këtë parti familjare dhe jo për të mbrojtur familjet shqiptare.”- tha Rama.
Sipas tij, më shumë se 95% e punonjësve të policisë vijnë nga një rreth, nga 36 që ka vendi.
"Nuk besoj të ketë shtet në botë, mbase mund të ketë një mundësi krahasimi me policinë dhe me ushtrinë e atij satrapit të Damaskut, po ajo për arsye që njihen në atë vend, por krahinarizëm si ky ku më shumë se 95% e drejtuesve të policisë vijnë nga një rreth i vetëm në një vend me 36 rrethe, kjo nuk është parë".
Kryesocialisti theksoi se Rilindja duhet të fillojë pikërisht nga depolitizimi i jetës shoqërore, ndaj çdo aktiviteti sportiv dhe shoqëror.
"E në qoftë se ka një nevojë urgjente, sot, Shqipëria për të rilindur, kjo rilindje duhet të fillojë nga depolitizimi i jetës shoqërore të shqiptarëve; Nga depolitizimi i jetës së njerëzve që jetojnë me një rrogë shteti; Nga depolitizimi i marrëdhënieve mes njerëzve brenda komuniteteve dhe mes komuniteteve; Nga depolitizimi i çdo forme të aktivitetit kulturor sportiv dhe shoqëror në Shqipëri. Ky depolitizim është premisa që Shqipëria të fillojë të marrë frymë lirisht, që njerëzit të fillojnë të marrin frymë lirisht, që mendimi i lirë të fillojë të qarkullojë mes njerëzve jo në formën e pëshpërimës nga frika se kush po na dëgjon, por në formën e një shpirti të lirë që do e ndihmojë Shqipërinë të çohet dhe të fillojë të ecë përpara me shpejtësi".
Gjithçka ndodhi dje në pushim të ndeshjes mes Tiranës dhe Skëndërbeut të Korçës dhe në fillim të pjesës së dytë.
Pas përplasjeve me policinë në stadium, tifozët e Tiranës kërkuan që skuadra të mos vazhdonte ndeshjen, kjo në shenjë revolte ndaj dhunës që, sipas tyre, po ushtrohej nga forcat e rendit.
Gjatë deklaratës së Ramës në sallën ku po bëhej prezantimi i programit u ndërpre dhe u rikthye pas disa castesh energjia elektrike.
POLICIA E SHTETIT: RAMA NDAL SULMET POLITIKE
Drejtoria e Policisë së Shtetit i bëri thirrje sot Partisë Socialiste të ndalë thirrjet kundra punonjësve të saj.
“Duke marrë shkas nga disa sulme dhe trillime të vazhdueshme ndaj Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, i bën thirrje subjekteve politike, në mënyrë të veçantë subjektit Partia Socialiste, që të ndalin këto sulme politike, të parat të këtij lloji në mbi 20 vite demokraci, ndaj strukturave dhe punonjësve të saj”.
Policia e Shtetit theksoi se progresin në luftën me profesionalizëm kundër krimit dhe korrupsionit policia shqiptare po e realizon cdo ditë me sukses.
“Policia e Shtetit falë trajnimeve të vazhdueshme, eksperiencës së përftuar në vite, ndihmës dhe asistencës së pakursyer të qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtar, tashmë është shndërruar në një shërbim profesional dhe efikas, duke arritur një performancë të shkëlqyer në shërbim të qytetarëve, me arritje dhe progres në luftën kundër krimit dhe garantimit të rendit e të sigurisë publike, fakt ky i konfirmuar dhe në raportet e organizatave dhe agjencive prestigjioze ndërkombëtare në fushën e zbatimit të ligjit dhe më gjerë”.
Më tej Policia e Shtetit thekson se qytetari ka besim tek policia.
“Qytetarët e dinë tashmë se niveli i krimeve të rënda ka rënë ndjeshëm që nga viti 2005 e në vijim. Po kështu numri i vjedhjeve me dhunë, armë, është shumë herë më pak se në vitin 2005. Policia ka punuar dhe po punon fort për regjistrimin e të gjitha llojeve të krimit dhe kjo ka sjellë rritjen e besimit të qytetareve tek uniformat blu. Regjistrimi i veprave penale, dëshmon se tani qytetarët kanë besim tek policia, denoncojnë dhe bashkëpunojnë në luftën ndaj krimit”.
Duke theksuar se Policia e Shtetit është e depolitizuar, në deklaratën për shtyp, theksohet se kjo është dëshmuar me qëndrimin e efektivëve gjatë proceseve zgjedhore, duke marrë dhe vlerësimet e ndërkombëtarëve.
Sipas Policisë së Shtetit, respekti ndaj ligjit nuk duhet të bëhet pjesë e taktikave elektorale.
“Akuzat politike ndaj Policisë, nga kushdo spektër politik, vënë në pikëpyetje respektin ndaj tyre, por edhe respektin ndaj ligjit dhe shtetit ligjor. Respekti ndaj ligjit nuk duhet të jetë asnjëherë pjesë e taktikave elektorale. Kjo sjellje dëmton mundësinë dhe aftësinë e policisë që të luftojnë krimin dhe sjell përfitime vetëm për agjendat politike”.
Kurse lidhur me origjinën e shefave të policisë, Drejtoria e Policisë së Shtetit bën transparente listën e drejtuesve aktualë dhe vendi i origjinës së tyre.
LISTA
Zv/Drejtorët e Përgjithshëm
1. Zv/Drejtori i Përgjithshëm kundër Krimit të Organizuar e Krimeve të rënda, Z. Agron Kuliçaj, B.Curri (Kukës)
2. Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Z. Muhamet Rrumbullaku, Tiranë
3. Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin e Migracionin, Z. Pëllumb Nako, Skrapar (Berat)
4. Zv/Drejtore e Përgjithshme për Trajnimin Policor, Zj. Anila Hoxha, Delvinë
5. Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Shërbimet Mbështetëse, Z. Dashamir Maçi, Tiranë
Drejtorët e Policisë në Qarqe
1. Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë, Z. Bernard Çaushaj, Vlorë
2. Drejtor i Policisë së Qarkut Fier, Z. Arjan Bozhaj, Fier
3. Drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë, Z. Artan Cuku, Peshkopi
4. Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër, Z. Ajet Ibro, Përmet
5. Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër, Z. Aleks Hajdari, Pukë
6. Drejtor i Policisë së Qarkut Berat, Z. Altin Qato, Skrapar, Berat
7. Drejtor i Policisë së Qarkut Durrës, Z. Emri Vata, Kukës
8. Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë, Z. Gjergj Jorgo, Ersekë, Korçë
9. Drejtor i Policisë së Qarkut Elbasan, Z. Halit Murataj, Mallakastër, Fier
10. Drejtor i Policisë së Qarkut Lezhë, Z. Arben Hajdarmataj, Kukës
11. Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës, Z. Pëllumb Seferi, Kavajë
12. Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër, Z. Izet Hysa, Peshkopi
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tirana-Skënderbeu, përplasje me policinë, 28 tifozë në rajon Bashkia Tiranë: Manipulimi politik i sportit akt dëshpërimi i Ramës