Athine, studentët i japin fund protestët, lirojnë rektoratin
ATHINE- Ka përfunduar protesta e studentëve grekë të cilët katër ditë më parë kishin bllokuar rektoratin, kundër abuzimeve të policisë pas mbërritjes në qeveri të socialistëve.
Nëpërmjet një deklarate studentët informonin se kishin vendosur ti jepnin fund protestës, pasi të gjithë anarkistët e arrestuar gjatë një manifestimi, janë lënë të lirë në pritje të gjykimit të tyre. Në manifestim protestuesit kishin kërkuar zbardhjen e vrasjes së një emigranti pakistanez të ndaluar nga policia.
Studentët paralajmërojnë se do të vazhdojnë të mobilizohen në raste të tjera dhune të shfaqura nga policia dhe deklaruan se do të mbështesin dhe reformat në universitet, për të cilët protestuan dje në shesh.
Vendimi pritet të ndiqet dhe nga studentë të qyteteve të tjera në Greqi, dhe vjen menjëherë pas vendimit të qeverisë për largimin e shefit të policisë pas një operacioni në lagjen Ekarcia të Athinës.
Ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve, e cila mbikqyr policinë, Mihalis Chrisochoidis ka deklaruar gjithashtu ngritjen e një komisioni mbi dhunën e ushtruar nga policia ditët e fundit si dhe hartimin e një kodi të ri etik për policinë.
(s.g/BalkanWeb)