Athinë, vritet një 45-vjeçar shqiptar, tentoi të grabiste një banesë

Një 45-vjeçar shqiptar është vrarë mëngjesin e sotëm në Athinë pas tentativës për të grabitur një banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Paiana të Athinës ku shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u qëllua me armë gjatë grabitjes nga pronari i banesës, një 23-vjeçar grek.
Sipas policisë greke, 45-vjeçari kishte vjedhur më parë 2 banesa të tjera në bashkëpunimi me kushëririn e tij, një 52-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas policisë greke dy shqiptarët ndodheshin prej 5 ditësh në Athinë. Policia greke gjithashtu ka arrestuar autorin e vrasjes, 23-vjeçarin grek dhe shqiptarin tjetër 52-vjeçar.