E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e veriut takojnë Nikolliç, diskutime rreth situatës në veri

Kryetari ilegal i Mitrovicës, Kërstimir Pantiç, ka thënë se përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës do të bisedojnë nesër në Beograd me presidentin e ri të Serbisë, Tomisllav Nikolliç.

Siç raportojnë mediat serbe, takimi do të mbahet në presidencë, ndërsa temë diskutimi do të jetë situata politike dhe e sigurisë në veri të Kosovës.

Krahas Pantiç, në takim do të marrin pjesë edhe krerët e paligjshëm të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Nikolliç ka fituar postin e presidentit në balotazhin e 20 majit, kundrejt Boris Tadiç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›