E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësi i Mamurrasit: Sdoja të vrisja 9-vjeçarin, jam i tronditur

Kurbin- Autori i vrasjes së 9-vjeçarit, I.LL, dy ditë më parë në Mamurras ka pranuar autorësinë e atentatit por ka thënë se nuk ishte në dijeni se në makinë ishte fëmija më nënën pasi nuk do të kishte qëlluar kurrë mbi ta.

Po, unë qëllova në pritë ndaj makinës që drejtohej nga 62-vjeçari Muharrem Llani. Nuk e dija se në automjet ndodhej një fëmijë dhe nëna e tij. Jam shumë i tronditur nga vdekja e 9-vjeçarit- tha Vladimir Shkreta, i cili është arrestuar.

Gjatë marrjes në pyetje në policia Shkreta, 33-vjeç, ka rrëfyer se nuk do të qëllonte kurrë mbi gra dhë fëmijë, por sipas tij vëllezërit Llani e kishin dhunuar atë dhe të vëllanë ndaj kishin vendosur të hakmerreshin.

Unë nuk qëlloj mbi gra dhe fëmijë. Nuk e dija se në makinë ndodhej 9- vjeçari dhe nëna e tij. Po ta dija një gjë të tillë, nuk do të qëlloja kurrë drejt makinës- ka shtuar autori i krimit.

Ditën e djeshme policia ka konfirmuar se ka arritur të arrestojë njërin nga autorëve dhe po kërkon intensivisht vëllanë tjetër. Ndërkohë mësohet se në banesën e dy vëllezërve Shkreta janë sekuestruar tre armë, njera prej të cilave ajo e krimit, teksa policia bëri me dije se po vijon punën për arrestimin e vëllait tjetër.

Po ashtu blutë e Kurbinit bëjne me dije se lidhur me emrat e ndryshëm që janë raportuar këto ditë për dy vëllezërit lidhen me faktin se ata kanë përdorur disa identitete pasi ishin persona me precedente penalë.

Ndërkaq dje familjarët e I.LL kanë përcjellë mes dhimbjes për në banesën e fundit vogëlushin që u vra nga plumbat e hakmarrjes. Vrasja ka ndodhur rreth orës 14:00 të së martës kur një 9-vjeçar me iniciale I.LL ka mbetur i vdekur si pasojë e plumbave që ka marrë brenda në makinën ku po udhëtonte në vendin e parë të pasagjerit në prehërin e nënës së tij e cila i shpëtoi plumbave.

Nga atentati ka mbetur i plagosur shtetasi Muharrem Llanaj, 62 vjeç, xhaxhai i fëmijës që humbi jetën. I cili sipas policisë ka qënë edhe objekti i sulmit. Policia pas shqyrtimit të të dhënave tha se autorët janë dy vëllezërit Shkreta, me të cilën 62-vjeçari ka pasur një konflikt.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›