Athinë,demostruesit hynë në Bankën Nacionale Greke

Demostruesit e rinj grek kanë hyrë mbrëmë në filialin kryesor të Bankës Nacionale të Greqisë në qendër të Athinës.Siç njoftoi agjencia Rojters, përleshjet mes demostruesve dhe policisë kanë shpërthyer disa metra larg sheshit Sintagma. Grupet e të rinjëve kanë hedhur gurë dhe sende të rënda ndaj kordonëve të policisë, e cila është kundërpërgjigjur me gazë lotsjellës. Pas ndërhyrjes së demostruesve në Bankën Nacionale, punonjësit e saj në mënyrë tmerruese dhe në panik kanë braktisur vendet e tyre të punës.Grupi i demostruesve po mbante flamujt kuqezinjë të anarkistëve.Të gjitha rrugët që çojnë në qendër të Athinës janë bllokuar nga autoritetet policore. Policia e Athinës bëri të ditur se ka mungesë të gazit lotsjellës për shkak se deri tani janë përdorur më shumë se 4600 kapsula gazilotsjellës, andaj është kërkuar ndihmë nga Gjermania dhe Izraeli.Kryeministri grek Kostas Karamanlis duke folur në Samitin e BE-së në Bruksel deklaroi vendi i tij po përballet me një krizë serioze financiare ku duhet zgjidhje e një dorë të fortë dhe jo zgjedhje të parakohshme.Autoritetet qeveritare thanë se demostratat nuk kanë mbështetjen e qytetarëve, por të qindra ekstremistëve majtistë.Sipas të dhënave të Konfederatës tregtare greke, dëmet e shkaktuara në Athinë vlerësohen të jenë mbi 200 milion euro, me ç'rast janë demoluar dhe djegur mbi 500 dyqane dhe punëtori të ndryshme. Protestat dhe demostratat e dhunshme pasuan në Athinë pas vrasjes së një 15-vjeçari nga policia greke.