Mali i Zi do të paraqesë zyrtarisht kërkesën për integrimin në BE
Podgoricë (start)-Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç do të niset të hënën në Paris për të paraqitur zyrtarisht kandidaturën për integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, bënë të ditur burime qeveritare. Vendimi është marrë dje në mbrëmje nga qeveria malazeze, deklaroi një burim nga Ministria malazeze e Punëve të Jashtme.
Republika e vogël ballkanike me më pak se një milion banorë fitoi pavarësinë në vitin 2006 pas një referendumi që miratoi ndarjen e tij nga Serbia.
Republika e vogël ballkanike me më pak se një milion banorë fitoi pavarësinë në vitin 2006 pas një referendumi që miratoi ndarjen e tij nga Serbia.