Thaçi: Kosova e para në rajon me qeverisje elektronike
Prishtinë (Start) -Me aprovimin e Strategjisë për Qeverisje Elektronike 2009-2015, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kosova pretendon të jetë vendi i parë në rajon dhe në mesin e dhjetë vendeve të Evropës që do të funksionalizojë qeverisjen elektronike.
“Qeverisja elektronike ka qenë një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës që nga dita e parë dhe kjo do të jetë edhe një shtyllë e fuqishme për zhvillimin e vendit”, ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë.
Sipas shefit të ekzekutivit, qeverisja elektronike do të nënkuptojë ofrimin e shërbimeve të institucioneve qeveritare përmes teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për qytetarët, bizneset dhe kategoritë tjera.
Nga ana tjetër, ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami pas aprovimit të kësaj strategjie tha se “Qeverisja elektronike është qeverisja e mirë e botës moderne”.