E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry: Gjithmonë është mirë të mposhtet Reali

Sulmuesi francez Thierry Henry thotë se Real Madrid e kishte detyruar Barcelonën të luftojë deri në fund për fitoren e mbrëmshme prej 2-0 në Nou Camp. "Real Madrid ishte shumë i fokusuar. Ne nuk e pritëm këtë përgjigje defansive, ata të gjithë qëndronin në mbrojtje dhe bënin kërcënime me anë të kundërsulmeve", ka thënë Henry. "Që nga fillimi e dinim se duhet të kishim respekt për Madridin, ata erdhën për t'u mbrojtur dhe e bënë këtë shumë mirë në pjesën e dytë. Ne jemi të gjithë të lumtur. Ato janë vetëm tri pikë, por fitorja do të thotë më shumë kur vjen kundër Madridit".
"Dymbëdhjetë pikë janë një diferencë e madhe, por ka edhe shumë ndeshje të mbetura. Duhet të kënaqemi me këtë dhe të shohim çfarë mund të bëjnë në fushë të Villarrealit", ka përfunduar francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›