E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: Thiago Silva do të luajë në miqësoret

Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka thënë fjalë të mira për nënshkrimin e ri të rosonerëve, Thiago Silva, dhe ka theksuar se këtë sezon ai do të jetë në gjendje të luajë vetëm në miqësore, kjo për shkak të numrit të kufizuar të lojtarëve joevropian. "Ai është një mbrojtës i shkëlqyeshëm i qendrës, i cili është votuar lojtari brazilian i vitit në sezonin e kaluar. Për momentin ai është në mesin e lojtarëve më të mirë", ka thënë Ancelotti. "Milani ka bërë një investim të shkëlqyeshëm për të ardhshmen. Në ndërkohë ai do të stërvitet me skuadrën dhe do të mund të luajë në ndeshjet miqësore", ka shtuar italiani. Thiago Silva nënshkroi për Milanin nga Fluminense për që raportohet të jetë afro 10 milionë euro, ndërsa kontrata e tij katërvjeçare do t'i sjellë atij përfitime prej 2.5 milionë euro në sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›