Athletico Madridi gjunjëzon Lazion në “Olimpico”

Athletico Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Lazios duke e mposhtur 3-1 dhe njëkohisht duke siguruar një epërsi të mirë para ndeshjes së kthimit. Edhe pse ishin në epërsi futëbollistët e Lazios nuk i knë bërë dot ball sulmeve të Athleticos të cilët arritën të shënojnë plotë 3 gola për të dal me një rezultat të mirë nga `Olimpico`. Falcao dy herë dhe Adrian ishin golashenuësit për mysafirët derisa për Lazion golin e vetëm e realizoi, Miroslav Klose.