E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trukimet arbitrat ne burg

Katër arbitra futbolli në Kinë janë njohur me sentencën me burg, për shkak korrupsioni, që lidhet me skandalin më të fundit që ka tronditur sportin në vendin aziatik.
Gjyqtarët morrën dënime nga tre vjet e gjysmë deri në shtatë vjet burg nga Gjykata Popullore Kineze në qytetin verior Dandong, në provincën e Liaoningut. 
Lu Jun, i njohur ndryshe si “bilbili i artë”, që është edhe arbitri më i mirë kinez dhe ka drejtuar ndeshje në Kupën e Botës 2002 dhe në Lojërat Olimpike, Sindi 2000, u akuzua se ka përfituar një shifër prej 130 mijë dollarësh amerikanë (ose ndryshe 810 mijë juan) rryshfet, për të trukuar rezultatin përfundimtar të shtatë ndeshjeve të kampionatit kinez. 
Ai u dënua me pesë vjet e gjysmë burg dhe u gjobit me konfiskimin e pronave, me vlerë 16 mijë dollarë. Ndërkohë, kolegu i Lu, Huang Junzhie u akuzua se kishte përfituar 230 mijë dollarë, duke trukuar plot 21 ndeshje futbolli. 
Në këtë skandal u përfshinë edhe shumë klube elitare kineze, mes të cilave edhe Shangai Shenhua, që së fundmi ka blerë sulmuesin e mirënjohur francez, Nikolas Anelka dhe kanë në krye të stolit teknikun Zhan Tigana. 
Prej vitesh, Liga Kineze e futbollit ka humbur tifozët, për shkak të akuzave për ndeshje të manipuluara, lidhjeve me bastet dhe korrupsion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›