Ati i Shenjte jep bekim per Shqiperine: Eecni ne rrugen e Zotit dhe te progresit. Kryeministri: Falenderim dhe vleresim maksimal per procesin e shenjterimit te Nene Terezes. Kryeministri Fatos Na
Ati i Shenjte jep bekim per Shqiperine: Eecni ne rrugen e Zotit dhe te progresit.
Kryeministri: Falenderim dhe vleresim maksimal per procesin e shenjterimit te Nene Terezes.
Kryeministri Fatos Nano, se bashku me delegacionin qe e shoqeron, eshte pritur sot nga Ati i Shenjte Papa Gjon Pali i Dyte, ne rezidencen e tij, ne Kastel Kandolfo.
Gjate takimit z. Nano e ka njohur Atin e Shenjte me zhvillimet e fundit ne Shqiperi, me klimen e re politike qe ekziston ne vend si dhe kohezionin qe ka krijuar kjo klime ne aspektin social e ekonomik dhe ne vecanti ne proceset integruese te Shqiperise.
Kryeministri e falenderoi Atin e Shenjte per vemendjen e treguar dhe ndenjat e tij te vecanta ndaj Shqiperise dhe shqiptareve ne periudhen e tranzicionit, duke kujtuar viziten e tij historike ne Shqiperi.
Gjithashtu Kryeministri ka theksuar vleresimin maksimal per procesin e shenjterimit te Nene Terezes se shqiptareve nga Ati i Shenjte, si nje ngjarje te madhe dhe mjaft te afert ne kohe .
Duke shprehur deshiren dhe shpresen qe ceremonia te zhvillohet ne Rome, i cili eshte kryeqyteti i katolicizmit boteror, kryeqytet qe eshte shume afer shpirterisht me Tiranen, Kalkuten, Shkupin, Brukselin etj.
Kryeministri gjithashtu percolli gadishmerine dhe shpresen e Shqiperise per te plotesuar vendin vacante, prane Vatikanit, te krijuar nga humbja e kardinalit Imzot Koliqi nga Shkodra, me nje nga personalitetet e larta te kishes katolike shqiptare, te cilet jane aktive dhe te njohur per veprimtarine e tyre, per ndjenjen, perkushtimin dhe sakrificen ne te gjithe rajonin e Ballkanit.
Kryeministri e ka njohur Atin e Shenjte dhe ka shprehur kenaqesine per miratimin e marreveshjes me Vatikanin, ne muajin mars te ketij viti, nga Parlamenti Shqiptar si dhe ka theksuar gadishmerine e Qeverise per te bashkepunuar ne realizimin e detyrimeve qe rrjedhin nga kjo marreveshje.
Duke iu pergjigjur interesimit te Papa Gjon Palit te Dyte, Kryeministri Fatos Nano e ka informuar Atin e Shenjte per bashkepunimin e Qeverise me drejtues te larte te Kishes Katolike ne Shqiperi dhe krijimin e mundesive dhe lehtesirave nga ana e Qeverise per ushtrimin e veprimtarise se tyre fetare.
Z.Nano i ka shprehur Atit te Shenjte angazhimin e Qeverise per identifikimin e personaliteteve te persekututara te Kishes Katolike nga regjimi i eger komunist ne Shqiperi, duke shpresuar deshiren per perfshirjen e tyre ne listen e martireve te Kishes Katolike.
Ati i Shenjte Papa Gjon Pali i Dyte ka vleresuar ne kete takim bashkejetesen fetare ne Shqiperi si respektim te vlerave dhe shprehje te kultures unitare.
Gjate takimit me Kryeministrin Nano, Ati i Shenjte solli ne kujtese te gjitha ngjarjet dhe kujtimet e Tij nga vizita ne Shqiperi, si dhe shprehu vleresimin per progresin e pakthyeshem te bere nga Shqiperia per lirine e besimeve fetare ne vend.
Kryeministri Nano gjeti gadishmerine e Atit te Shenjte per te marre bekimin per Shqiperine dhe shqiptaret per te ecur ne rrugen e Zotit dhe te progresit.