Nano: Bisedime të frytshme në kohën e duhur dhe të rëndësishme për të ardhmen Kryeministri Fatos Nano në një intervistë dhëne BBC i konsideroi bisedimet e zhvilluara ne Romë me Kryemi
Nano: Bisedime të frytshme në kohën e duhur dhe të rëndësishme për të ardhmen
Kryeministri Fatos Nano në një intervistë dhëne BBC i konsideroi bisedimet e zhvilluara ne Romë me Kryeministrin Italian Silvio Berluskoni "të frytshme, ne kohën e duhur dhe te rëndesishme për të ardhmen".
E kam fjalën për një mirëkuptim të plotë për nevojën e zhvillimit të partneritetit strategjik me Italinë si vend i Bashkimit Evropian të një mase te re financimesh e programesh bashkepunimi politik, institucional dhe ekonomik, që do nxiste ne dekadën në të cilën kemi hyrë integrimin e sistemeve energjitike, te infrastruktrave të lëvizjes lirisht midis të dy vendeve dhe te tregjeve në kuadrin e përafrimit dhe asocimit të Shqipërisë me BE.
Bëhet e ditur se është biseduar dhe për luftimin e krimit të organizuar dhe te trafikut të jashtligjshëm?
Kam përshtypjen që interlokutorët italianë dhe publiku i gjërë tashmë në vendin mikpritës është dakort që kjo çështje po del nga axhenda e shqetësimeve dhe prioriteteve të bashkëpunmit dypalësh. me goditjet asgjësuese që Qeveria që unë drejtoj i ka dhënë industrisë së klandestinëve dhe infrastrukturës që mbeshteste trafiqet midis dy brigjeve te Adriatikut në këtë funksion.
Tashmë angazhimi dhe diskutimi po zhvendoset në zhvillimin e programeve që ofrojnë shance të tjera për kompesimin e shanceve te munguara deri me sot për qytetarët, operatorët ekonomike, për banorët e të dy vendeve.