Koha për heqjen e vizave me BE-në, shumë e shkurtër
Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim ministrin e Jashtëm të Republikës së Qipros, z. Markos Kypriano, i cili po zhvillon një vizitë pune në Tiranë. Shefi I ekzekutivit, Berisha e vlerësoi këtë vizitë si një shenjë më shumë të marrëdhënieve shumë miqësore dhe shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe shprehu vullnetin për t’i intensifikuar ato edhe më tej. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i shprehu falenderimet z. Kypriano për përfundimin e proçesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asoiciimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nga ana e Qipros. Më tej Kryeministri vlerësoi se integrimi në NATO dhe në BE janë dy nga objektivat më madhore të qeverisë shqiptare dhe shtoi se paralelisht me ratifikimin e MSA-së, qeveria shqiptare po punon për realizimin e të gjitha kërkesave për të mundësuar ecjen pëpara me liberalimin e vizave për qytetarët shqiptarë në Bashkimin e Europian. Përsa u përket marrëdhënieve dypalëshe Kryeministri Berisha dhe Ministri i Jashtëm i Qipros shprehën vullnetin e të dy qeverive për të instensifikuar kontaktet në nivele të larta politike si dhe për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Kryeministri Berisha tha “se investitorët qipriotë janë të mirëpritur në Shqipëri dhe do të gjejnë mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare”. Duke u ndalur në potencialet e mëdha që ofron Shqipëria, Kryeministri Berisha u shpreh se “investitorët qipriotë, por dhe investitorët e tjerë të BE-së mund të gjejnë mundësi të mëdha për investime në fushën e energjisë, turizmit, bujqësisë, minierave dhe fusha të tjera”.
Ministri i Jashtëm i Republikës së Qipros shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e plotë të vendit të tij për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Pasi i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Presidentit të Qipros Dimitris Christofias, z. Kypriano, shprehu vullnetin e plotë të qeverisë së Qipros për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat me Shqipërinë dhe për të çuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm i Republikës së Qipros, shprehu vlerësimin e tij më të lartë për ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të fundit, duke theksuar faktin se qeveria shqiptare ka arritur në një kohë të shkurtër të realizojë reforma shumë të rëndësishme. Kryeministri Berisha dhe z Kypriano shprehën vullnetin e tyre për të plotësuar kuadrin ligjor dhe institucional për rritjen e bashkëpunimit ekonomik për përkrahjen e biznesit. Duke u ndalur në reformat e ndërmarra nga qeveria, Kryeministri Berisha e njohu Ministrin e Jashtëm të Qipros me reformat në fushën ekonomike, reformën fiskale, vendosjen e taksës së sheshtë 10 %, dixhitalizimin e procedurave duke filluar me e-taksat, e-procurement, e-doganat, inciativën “Shqipëria 1 euro”, one-stop-shop për regjistrimin e biznesit, etj. Më tej Kryeministri Berisha dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Qipros u ndalën edhe në zhvillimet e fundit në Qipro.
Basha: Koha nga heqja e vizave me BE-në, e shkurtër/Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha deklaroi dje se “koha që na ndan nga heqja e vizave me BE-në është e shkurtër”. “Jemi plotësisht optimistë se koha që na ndan nga heqja e vizave për qytetarët shqiptarë, për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, do të shkurtohet. Ndonëse nuk jemi në gjendje të përcaktojmë një datë ekzakte, gjithsesi theksoj se spekullimet lidhur me afatet për këtë çështje janë tërësisht të pabazaura. Por, zv/Presidenti i KE-së, Franko Frattini është shprehur optimist në përmbylljen me sukses të këtij procesi, brenda mandatit të Presidentit të KE-së, Jose Manuel Barroso”, tha shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, me homologun e tij qipriot, Kyprianou. Duke iu referuar afateve për heqjen e vizave ndaj qytetarëve shqiptarë, pas dorëzimit të Udhërrëfyesit për Vizat nga ana e zyrtarëve të BE-së. Basha, ndërsa e konsideroi këtë moment si “një ngjarje me rëndësi të madhe në historikun e marrëdhënieve Shqipëri-BE”, theksoi se “në mars të këtij viti zv/presidenti i KE-së, Frattini erdhi në Tiranë për të hapur dialogun për liberalizimin e vizave”. “Ndërkohë, në më pak se tre muaj më vonë BE dhe Shqipëria finalizuan dokumentin për heqjen e detyrimit për viza, qytetarëve shqiptarë”. Sipas ministrit, kjo është shprehje e vullnetit politik të BE-së, si dhe stadin e zhvillimit të marrëdhënieve të saj me Shqipërinë, duke njohur kështu në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke përparimin që vendi ynë ka bërë në të gjitha fushat që lidhen me integrimin, si lëvizja e lirë e qytetarëve, siguria e kufirit, siguria e dokumenteve, lufta pa kompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar, konsolidimit të shtetit ligjor, etj.
Kyprianou-Topallit: Parlamenti i Qipros ratifikoi MSA-në Shqipëri-BE në një kohë rekord/“Shqipëria ka një ndryshim të madh pozitiv, është një vend shumë potencial për investime. I gjithë spektri politik i Qipros mbështet fort perspektivën europiane të Shqipërisë, ndëkohë që parlamenti votoi në një kohë rekord Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit përpara pak ditës”. Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm i Republikës së Qipros, z. Markos Kyprianou, në takimin që zhvilloi me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. “Lajmin për ratifikimin e MSA-së, e mora nga Kryetari i Parlamentit të Qipros Garoyian, i cili më telefonoi personalisht duke më pohuar se pas bisedës që zhvilluam në Strasburg gjatë konferencës parlamentare të KE-së, e më pas në Bruksel, parlamenti i Qipros kishte përshpejtuar procesin e ratifikimit të MSA-së dhe e kish votuar atë. Ne i jemi mirënjohës parlamentit dhe vendit tuaj për gjithë mbështetjen e dhënë”, u shpreh znj.Topalli. Ndësa, ministri qipriot, Kyprianou tha se Qipro është një nga vendet me investime më të mëdha në Ballkan. “Investitorët tanë, janë shumë të interesuar të rrisin prezencën e tyre në Shqipëri, vend shumë premtues për investimet e tyre. Është koha që bashkëpunimi mes dy vendeve të jetë më aktiv, jo vetëm në fushën politike por edhe në fushën ekonomike për të rekuperuar kështu kohën e humbur”, tha më tej ai. Znj. Topalli dhe z. Kyprianou diskutuan edhe mbi çështjen e liberalizimit të regjimit të vizave. Duke theksuar rëndësinë e kontaktit njerëzor, Kyprianou tha se liberalizimi i vizave është pjesë thelbësore e strategjisë e vendit të tij. Bashkëbisedusit ndanë mendimin mbi domosdoshmërinë e rritjes së shkëmbimeve të vizitave të nivelit të lartë politik mes dy vedneve por edhe mes biznesmenëve për të çuar bashkëpunimin në një nivel të ri më dinamik.
Shqipëria dhe Qipro, nënshkruajnë marrëveshjen për transportin rrugor/Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Qipros, Markos Kyprianou nënshkruan dje në selinë e MPJ-së në Tiranë, marrëveshjen për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, ministri Basha tha se “në kuadër të nxitjes së marrëdhënieve dypalëshe ne do të punojmë për realizimin e një marrëveshje për bashkëpunimin teknik mes dy vendeve, finalizimin sa më shpejt të marrëveshjes për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, si dhe atë për eliminimin e taksimit të dyfishtë e parandalimin e evazionit fiskal”. Bisedimet mes dy ministrave u përqëndruan dhe në zhvillimet në rajon dhe situatën në Kosovë, për të cilin sikurse u shpreh z. Basha “shpreha qëndrimin e qeverisë shqiptare, që e konsideron këtë një rast ‘sui generis’, duke theksuar se plani Ahtisari është zgjidhja më e mirë që ofron garanci optimale për minoritetet dhe e vetmja zgjidhje për një Ballkan stabël me orientim europian dhe euroatlantik”. Ndërsa lidhur me çështjen qipriote ministri shqiptar tha se “pala shqiptare, që i ndjek me vëmendje zhvillimet në Qipro, ka mbështetur dhe mbështet vendimet e OKB-së dhe ato të Këshillit të Sigurimit, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe vlerëson maksimalisht përpjekjet e palëve, të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, nismat e BE-së të ndërmarra në funksion të zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështje”. “Ne mbështesim idenë e zgjidhjes politike të çështjes së Qipros, në mënyrë paqësore dhe realiste, nëpërmjet negociatave mes palëve greko-qipriote dhe turko-qipriote, brenda kuadrit të OKB-së dhe bazuar në vlerat ndërkombëtare dhe ato europiane”, tha më tej z.Basha.