E Diel, 1 Nëntor 2026

Atlantiku kunder Martit Serbia po fsheh holokaustin ndaj shqiptareve

Uashington 24 dhjetor NOA - Shoqata Atlantiku ne SHBA perfaqeson ish-pjesetaret e Batalionit Atlantiku te UK-se ka reaguar ashper kunder raportuesit te Keshillit Evropian Dick Marty.

Si ish-luftetare te lirise ne denoncojme ashper akuzat e pabaza dhe antishqiptare te Marty-t. UK-ja zhvilloi lufte te drejte per clirim dhe ju permbajt te gjitha Konventave nderkombetare gjate luftimeve perkunder shkeljes se Konventave nga ana e ushtrise dhe regjimit fashist te Jugosllavise dhe Serbise si me civilet ashtu dhe me roberit e luftes te UK-se te zene nga forcat serbo-jugosllave thuhet ne reagim.

Kjo shoqate i ben thirrje qe te gjithe shqiptaret te ngrene zerin e protestes ndersa Dick Marty te mbaj pergjegjesi para sistemeve legale dhe politike te botes se lire.

Ashtu sikur hebrenjte qe pesuan nga dhuna naziste dhe kurdo qe mohuesit e Holokaustit u munduan te falsifikojne historine i sollen ata para gjyqeve dhe drejtesise ashtu duhet te bejme edhe ne shqiptaret. Shqiptaret kane paguar mjaft duke u fyer shkelur dhe me gjak per lirine e tyre. Askush ne bote ska te drejte te mundohet te hedhe balte mbi lirine tone perndryshe do te perballet me qendrim te pakompromis dhe gatishmeri te mbrojtjes se shqiptareve ne cdo kohe- nga ne ushtaret e Atlantikut dhe gjithe shqiptaret kudo ne bote thuhet ne fund te reagimit te shoqates Atantiku te firmosur nga kryetari i saj Gani Shehu.

Batalioni Atlantiku u formua ne Nju Jork ne vitin 1999 me vullnetar nga te gjitha trojet shqiptare nga e gjithe Kosova Plava e Gucia Shqiperia Shkupi e Dibra.

Nje pjese e ushtareve te Atlantikut ishin te lindur ne Amerike dhe hera e pare qe e vizituan Kosoven ishte kur shkuan ne lufte.

Ne Prishtine Atlantiku i largoj serbet nga Hotel Grandi dhe pas nje perleshje me arme edhe nga Kuvendi i Kosoves e shume vende te tjera qe ne ate kohe ende ishin te okupuara nga serbet.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›