E Diel, 1 Nëntor 2026

Virusi AH1N1Prishtinë konfirmontre raste të reja

PRISHTINE- Në Kosovë janë konfirmuar dhe tre raste të reja të të infektuarve me Virusin A H1N1.
Drejtor i Klinikës Infektive në Prishtinë, Shemsi Dreshaj ka thënë për mediat se gjendja shëndetësore e të infektuarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Këto tri raste janë nga e njejta familje me personin i cili ishte raportuar dy ditë më parë me virusin A H1 N1 Autoritetet thonë se këto raste nuk duhet të jenë shkak për shqetësim.

Masat e domosdoshme për të qenë të kujdesshëm ndaj kësaj situate është edhe higjiena personale ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të paraqiten tek mjeku në cdo rast të konstatimit të shenjave të gripit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›