E Diel, 1 Nëntor 2026

Atleti Pistorius sot mund tëakuzohet zyrtarisht për vrasje

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Ylli paraolimpik nga Afrika e Jugut, Oscar Pistorius pritet të paraqitet në gjykatë të hënën për tu përballur me akuzën për vrasjen e të dashurës së tij. Një gjykatë në Preoria pritet që formalisht ta akuzojë Pistorius për vrasje me paramendim dhe të vendoset edhe për datën e fillimit të gjykimit. 

Pistorius e ka pranuar se ka shtënë katër herë përmes derës së banjos në shtëpinë e tij në Pretoria, në muajin shkurt duke e goditur të dashurën e tij, Reeva Steenkamp.

Ai e ka hedhur poshtë akuzën se ka kryer vrasje, duke thënë se ka menduar gabimisht që Steenkamp ka qenë një hajdut i rrezikshëm.

Pistorius, atleti të cilit i janë amputuar të dy këmbët i njohur edhe si “Blade Runner” për shkak të protezave që i mbanë veshur gjatë garave, ka qenë një prej atletëve më të njohur gjatë Lojrave Para-Olimpike të Londrës, vitin e kaluar.

Arrestimi i tij dhe akuza e mëvonshme për vrasje para disa muajsh ka shokuar miliona në tërë botën.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›